Politike

“PD forcë fituese”, Basha takim në Himarë: Të bashkuar me qytetarët për ndryshimin

26 Korrik 2019, 08:03 Nga DOSJA

HIMARË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve me strukturat e PD, në Jug të vendit, ku si në të gjithë Shqipërinë. Himara ishte destinacioni i radhë i Bashës, ku zhvilloi takime me qytetarët.

Në praninë e OSBE/ODIHR-it u faktua se ky njeri është i paaftë të organizojë zgjedhje të lira. Në këtë kuadër, përpjekja jonë opozitare jo vetëm që korri një sukses të plotë, por po ashtu bëri një matje shumë më të rëndësishme se çdo sondazh. Të gjitha sondazhet na nxjerrin forcë fituese, e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse, po sondazhi më i rëndësishëm ishte ai i 30 qershorit, ku 85 % e qytetarëve e refuzuan në mënyrë masive regjimin. Kjo është shumica “Rama ik”. – u shpreh Kryetari Basha në takimin me demokratët e Himarës.

 

Kreu i opozitës tha se kjo bashki është pasqyra më e mirë e problematikës së vendit: grabitje e pronave, hajdutëri e hapur qeveritare, paligjshmëri, shkatërrim i sipërmarrjes së vogël e të mesme, mungesë totale e vizionit për zhvillimin ekonomik, në veçanti në fushën e turizmit apo të shfrytëzimit të detit dhe, mbi të gjitha, mungesën totale të çdo lloj përkujdesjeje ndaj intereresit qytetar. 

“Interesi publik është i pari që sakrifikohet për interesat e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, me të cilët ka kapur dhe ka mbajtur pushtetin gjithë këto vite” – theksoi Basha në Hinarë.

Këto takime të Bashës bëhen pas zgjedhje të 30 qershorit, si një mënyrë për t’u mobiluazuar dhe për të prezantuar platformën qeveriëseve para qytetarëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne himare basha takon qytetaret lulzim basha basha ne himare basha takon qytetaret lulzim basha

Sondazh

Poll