Politike

VD-Open Ballkan/ Rama: Do gjejmë zgjidhje të përbashkët për krizën, do vlejë edhe kokrra e fundit e grurit

Në fjalën e tij në një komunikim me mediat, kryeministri Edi Rama tha se të gjitha vendet anëtare të Ballkanit të Hapur do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për të kaluar çdo vështirësi, duke paralajmëruar nga ana e tij edhe për kohët e vështira që do të vijnë.

8 Qershor 2022, 15:34 Nga DOSJA
VD-Open Ballkan/ Rama: Do gjejmë zgjidhje të përbashkët
Edi Rama

OHËR- Kryeministri Edi Rama nga Ohri, në konferencën e përbashkët me liderët e Ballkani Perëndimor, ka paralajmëruar se grupi i posaçëm do të nisë menjëherë punë për të marrë masat për përballimin e krizës që pritet të "godasë" gjatë dimrit.

Në fjalën e tij në një komunikim me mediat, kryeministri Edi Rama tha se të gjitha vendet anëtare të Ballkanit të Hapur do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për të kaluar çdo vështirësi, duke paralajmëruar nga ana e tij edhe për kohët e vështira që do të vijnë. Po ashtu, Rama theksoi se Ballkani i Hapur ishte ide e tre personave, duke kujtuar edhe ish-homologun e tij, Zoran Zaev.

“Nuk dua të zgjatem, Ballkani i hapur lindi si një ide e tre njerëzve, sot nuk është ideja e tre njerëzve, nuk është më një punë e tre njerëzve, sot Ballkani i Hapur është i të gjithë njerëzve dhe do jetë gjithmonë e më shumë e njerëzve. Mjafton të vish me makinë në Ohër dhe të kalosh doganë për të parë ndryshimin ku një tabelë e thjeshtë shkruan korridori i gjelbër i Ballkanit që për të gjithë ata që transportojnë produktet e punës do të thotë një çlirim i madh nga muret e rrëzuar dhe falë rrugëve të hapua për të ardhur e lëviz më shpejt, për të mos humbur kohë për të çuar një prodhim apo mall nga një pikë në një tjetër. Ne do të ngremë një grup të përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete sepse kriza e thellë që mund të thellohet edhe më shumë, që ka pushtuar mbarë botën kërkon qëndrueshmëri dh përpjekjen e çdo vendim por çdo gjë që ne mund të bëjmë mes vendeve është diçka e vyer në këto moment kur edhe kokrra e fundit e grurit do ketë një peshë të madhe sa një thes me grurë. Kur edhe kë i fundit i energjisë do ketë një peshë sa një megavat. Për këtë arsye grupi ynë i përbashkët do fillojë nga puna.

Duke filluar nga stacioni i parë në korrik në një takim të ngushtë, në shtator në Beograd ku do jetë edicioni i parë i verërave dhe të ushqimit, po kur do të kenë të ftuar të gjithë sipërmarrësit dhe qytetarët e gjithë rajonit. Pastaj do të shihemi në Shqipëri, një vend që ka rëndësi në sektorin e energjitikës dhe me shumë ndikim në rajon,"-tha ndër të tjera Rama

Sondazh

Poll