Politike

VD-Vuçiç-Ramës: Pa ty 'Open Ballkan' s'do ishte i mundur, të kam një borxh

Në fjalën e tij, gjatë konferencës për shtyp, presidenti tha se Rama ka luajtur një rol të rëndësishëm që kjo nismë të funksionojë.

8 Qershor 2022, 15:29 Nga DOSJA
VD-Vuçiç-Ramës: Pa ty 'Open Ballkan' s'do
Aleksandër Vuçiç

OHËR- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka falënderuar kryeministrin Edi Rama, lidhur me atë që e ka cilësuar si rolin e tij dhe të një lideri për nismën "Open Ballkan". Në fjalën e tij, gjatë konferencës për shtyp, presidenti tha se Rama ka luajtur një rol të rëndësishëm që kjo nismë të funksionojë. Madje, shtoi se i ka edhe një borxh për kontributin e kreu të qeverisë shqiptare, por nuk dha detaje të tjera. 

"Falenderoj Ramën, se kur kemi qenë nën presion ka dëshmuar se është lider. I kam borxh një falenderim të madh se pa fuqinë dhe energjinë e tij, Ballkani i Hapur nuk do të mbijetonte. Shpresojmë se do të afrojmë kombet, jam krenar për arë që kemi bërë dhe që do të bëjmë në të ardhmen,"-tha Aleksandër Vuçiç ndër të tjera.

PJESË NGA FJALA E TIJ: 

Në javën e ardhshme do të kemi një videokonferencë për të diskutuar e për të gjetur zgjidhjet më të mira për të ndihmuar njëri tjetrin, jam i kënaqur që po përpiqemi që të gjejmë zgjidhje sa më të mirat, kjo nuk vjen menjëherë, por çdo ditë është më e dukshme. Që të mos ketë shumë kontrolle në kufi, dhe uljen e procedurave burokratike. Jam i pakënaqur me veten dhe rezultatet, por sot këtu kemi arritur shumë, raportet ekonomike, politike dhe tregtare i kemi arritur, nuk kemi çështje politike të hapura dhe jemi 3 vende të rëndësishme, ne nga Serbia nuk kërkojmë kërkojmë vetëm marrëdhënie miqësore. Ramës i them një falenderim të madh, se kur kemi qenë në presion dhe kur është dashur që të heqë dorë nga Open Ballkan ka treguar përcaktim dhe vendosmëri dhe si kryetar i Serbisë i kam një falenderim të madh se pa fuqinë e tij Ballkani i Hapur nuk mund të mbijetonte, faleminderit njerëzve që vijnë në Shqipëri dhe ata që presin turistë nga Serbia. Kjo do të sjellë shumë gjëra të mira, jam krenar për atë që kemi bërë.

 

Sondazh

Poll