Sport

Drejtori Berta dhe 'rasti Morata': "Do të varet nga sa e do Juventusi"

“Gjithçka është e mundur në jetë, vetëm duhet ta duash”, siguroi ai në Sportitalia. Ndërkohë që futbollisti është në pritje

8 Qershor 2022, 12:31 Nga DOSJA
Drejtori Berta dhe 'rasti Morata': "Do të varet nga sa e do

SPANJE - Álvaro Morata do të jetë një nga emrat në tregun e transferimeve këtë verë. Sulmuesi i  përket Atléticos, por ka luajtur në formë huazimi te Juventusi. Në kontratën e huazimit ka një  klauzolë blerjeje, për të cilën skuadra italiane do të duhej të paguante 35 milionë euro që sulmuesi spanjoll t'i bashkohej skuadrës torineze.

“Zonja e Vjetër” e kërkon lojtarin, por nuk është e gatshme të paguajë 35 milionë eurot që ishin parashikuar kur Morata u largua si huazim në Torino dy sezone më parë. Andrea Berta , drejtor sportiv i Atlético Madrid, iu referua 'rastit Morata' në 'Sportitalia'. “Gjithçka është e mundur në jetë, vetëm duhet ta duash. Prandaj do të varet nga sa e do Juventusi”,- tha ai për negociatat me bardhezinjtë për sulmuesin.

Morata nga ana e tij pret me qetësi ngjarjet. "Kam shumë opsione. Nuk varet nga unë. Mund të punoj shumë dhe të shoh se çfarë do të ndodhë. E mira është se ka disa skuadra në pritje. Do të doja të jem aty ku më duan dhe më vlerësojnë më shumë. Unë në dy vendet e fundit ku kam qenë kam qenë shumë i lumtur, sepse kam patur njerëz të mrekullueshëm”,- tha ai pak ditë më parë në një dalje para mediave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll