Politike

I njohur si parajsa fiskale, Shqipëria heq vizat me shtetin në Karaibe

25 Korrik 2019, 16:09 Nga DOSJA
I njohur si parajsa fiskale, Shqipëria heq vizat me shtetin në Karaibe

TIRANË- Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për të hequr vizat me Federatën e Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit. Vendimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe është bërë sot publik.

Qeveria vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Federatës së Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe të zakonshme” thuhet ne vendim.

Kjo federatë njihet si parajsë fiskale në Karaibe. Federata e Shën Kristoferit ndodhet në detin e Karaibeve. Kjo federatë përbëhet nga dy ishujt e Shën Kristoferit dhe Nevisit me një sipërfaqe që arrin në 261 km2, ndërsa popullsia arrin 55 mijë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama federata e shen kristoferit parajsa fiskale vizat edi rama federata e shen kristoferit parajsa fiskale vizat

Sondazh

Poll