Politike

Presidenti Meta takon të dërguarin e kryeministrit Boris Johnson

Presidenti Meta ka treguar gjithashtu se gjatë takimit kanë diskutuar mbi rëndësinë e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

8 Qershor 2022, 11:30 Nga DOSJA
Presidenti Meta takon të dërguarin e kryeministrit Boris Johnson
Ilir Meta Sir Stuart Peach

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka takuar sot Sir Stuart Peach, i Dërguari i Posaçëm i Kryeministrit të Britanisë Johnson për Ballkanin Perëndimor. Takimi është zhvilluar në zyrën e kreut të shtetit në Tiranë. Në faqen e tij zyrtare në Facebook janë postuar foto nga takimi i tyre. Presidenti Meta ka treguar gjithashtu se gjatë takimit kanë diskutuar mbi rëndësinë e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

"Kënaqësi e veçantë të prisja në takim Sir Stuart Peach, i Dërguari i Posaçëm i Kryeministrit të Britanisë Johnson për Ballkanin Perëndimor, me të cilin festuam së bashku edhe 70-vjetorin e kurorëzimit të Madhërisë së saj Elizabeta II. Diskutuam për rëndësinë e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe peshën e këtij akti për popullin shqiptar dhe të ardhmen e vendit.

Forcimi i stabilitetit në rajonit tonë sidomos pas luftës në Ukrainë ishin në qendër të bisedës.E falenderova Gjeneralin Peach, për angazhimin e tij në rajonin tonë dhe i kërkova që vëmendja dhe nismat e Britanisë së Madhe për ruajtjen e stabilitetit, forcimin e demokracisë dhe integrimin në rajonin tonë, të shtohen edhe më shumë në të ardhmen,”-shkruhet në Facebook. 

 

Sondazh

Poll