Komisioneri për Zgjerim, Varhelyi: Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë
Varhelyi dha mesazhin e qartë që të shfrytëzohen strukturat e shteteve sepse është iniciativë pozitive.
MAQEDONI E VERIUT- Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaroi ditën e sotme se Ballkani i Hapur është me rëndësi për jetën e qytetarëve e se nisma duhet të vazhdojë. Gjatë samitit dy ditor në Ohër, Varhelyi tha se e mbështet nismën pasi mund të sjellë zhvillim ekonomik, sidomos në situatën ku ndodhemi prej luftës në Ukrainë. Në fund të fjalës së tij në Ballkanin e Hapur, Varhelyi dha mesazhin e qartë që të shfrytëzohen strukturat e shteteve sepse është iniciativë pozitive.
'Mendoj se iniciativa Ballkani i Hapur nuk është vetëm e mirë dhe të gjithë e mbështesin, por ajo është mundësi me të cilën përballet rajoni dekada të tëra. Normalisht mund të jetë edhe mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE-së. Integrimi i vërtetë fillon me ekonominë dhe shoqërinë. kjo është një arritje e rëndësishme e rajonit, nuk e bëmë ne, nuk e bëri SHBA. Ata e shpikën këtë ide dhe filluan ta shfrytëzojnë. Kur për herë të parë në tavolinë kishim një plan të madh të investimeve që u zhvillua bashkë me këtë rajon, për zgjidhjen e sfidave më të mëdha, ne i kemi zgjidhur ato çështje dhe atëherë kuptuam se pa bashkëpunim rajonal plani për investime strategjike nuk do të arrijë shumë. Nuk ka logjikë të flasim për aderim në BE nëse në vetë rajonin ende duhet të rrezikohet diploma juaj nëse duhet të punoni në një shtet tjetër. Nuk vlen asgjë nëse biznesi juaj nuk mund t’i shesë prodhimet në rajon. Rajoni e ka këtë potencial dhe vetëm rajoni mund të ndihmojë. Kjo është mënyra jonë për Ballkanin e Hapur. Vlerësoj se Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë. Sot shohim si do firmosen marrëveshjet dhe rezultatet që marrëveshjet paraprake i treguan duke i lehtësuar jetët e njerëzve. Tani më shumë se kurrë duhet të punojmë bashkë dhe ta zgjidhim këtë krizë.'- tha Varhelyi.
Sondazh
Kreu i Këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës: Jam i sigurtë se do i bashkohemi 'Ballkanit të Hapur'
MAQEDONI E VERIUT- Kreu i Këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës Zoran Tegeltija, i cili mori pjesë për herë t...
VIDEO- Rama pengohet në shkallë e gati rrëzohet në Ohër
Edi Rama MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama është penguar dhe gati është rrëzuar në shkallët e vendit ku mbahet Sa...
VD-FTESA/ Abazoviç: Ju pres në Malin e Zi, aty pres edhe Kosovën që të diskutojmë sëbashku
Dritan Abazoviç Abazoviç: Ne nuk mund të arrijmë një sukses vetëm, duhet vendosur komunikim i ndjersjelltë, i duhet ...
Abazoviç: BE s’ka nevojë për kritikat tona, të bëjmë punë se askush nuk do që të importojë probleme
Dritan Abazoviç MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç i ka ‘tërhequr veshin’ kryeministrit Edi ...
VD-Escobar: SHBA e përkrah Ballkanin e Hapur (3 PROPOZIMET)
Gabriel Escobar MAQEDONI E VERIUT- I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel E...
VD-Sazani tre ditë mes zjarreve, Rama: Kemi ndërtuar mekanizëm, do e shikoni
Edi Rama MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama preku edhe çështjen e zjarreve në Shqipëri, teksa ishte duke mbajtur fjalimin e tij...
VD-Rama: Dikur më jepnin kurajo ata të Brukselit, sot më vjen keq kur i shoh!
Edi Rama MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama nuk është kursyer me kritikat ndaj Bashkimit Evropian. Në fjalën e tij që mori n...
VD-'Nëse do ketë dasëm, ikim me rrobat e rastit'/ Rama: Ballkani i Hapur është burrë...
Edi Rama MAQEDONI E VERIUT- Me krahasime dhe me humor e përshkroi kryeministri Edi Rama rrugën e integrimit drejt BE-së. Gjatë samitit ...
VD-Open Balkan/ Rama: Na duhet se na pret një dimër pa energji, s’do kishim grurë pa Serbinë
Edi Rama MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka folur për avantazhet që i ofron Ballkani i Hapur Shqipërisë. Në fjalën q...
VD-KRAHASIMI/ Rama: SHBA hodhi bomba atomike në Japoni, sot janë aleatë, asnjëri s’u ul në gjunjë
Edi Rama MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka paralelizuar luftën e ndodhur në Kosovë nga Serbia me ato të vendeve të tjer...
