Politike

Mbaron mandatin në Shqipëri/ Kryemadhi përshëndetet me ambasadoren gjermane, i dhuron buqetë me lule

25 Korrik 2019, 16:01 Nga DOSJA
Mbaron mandatin në Shqipëri/ Kryemadhi përshëndetet me

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim në selinë e LSI me ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz, në përfundim të mandatit të saj si ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri.

Kryemadhi shprehu vullnetin për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus të veçantë proceset reformuese të shtetit të së drejtës dhe përmirësimit të klimës së biznesit. 

Një marrëdhënie e tillë mes dy vendeve sipas Kryemadhit do të garantojë jo vetëm ritme më të shpejta të integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian por dhe do të tërheqë investitorët gjermanë për të zhvilluar ekonominë shqiptare.

Duke e falenderuar ambasadoren Schütz për bashkëpunimin, kryetarja e LSI shprehu mirënjohjen për Kancelaren Merkel dhe qeverinë gjermane për mbështetjen në rrugëtimit e Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjermani monika kryemadhi susanne schutz gjermani monika kryemadhi susanne schutz

Sondazh

Poll