Politike

Pas gafës me Raimonda Bulkun, Rama reagon sërish për Teatrin me fjalët e Leka Bungos (VD)

25 Korrik 2019, 14:38 Nga DOSJA
Pas gafës me Raimonda Bulkun, Rama reagon sërish për Teatrin me

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me dabetin për protestën tek Teatri. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar një video të regjisorit Leka Bungo, i cili shprehet për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Kryeministri shton se Bungo nuk ka lidhje me Partinë Socialiste, dhe e vlerëson mendimin e tij si një njeri i madh i skenës.

Ja çfarë mendon për çështjen e teatrit një protagonist i njohur i skenës kombëtare, regjizori Leka Bungo – i cili, sa për ta ditur, njësoj si Raimonda Bulku e shumë të tjerë, jo vetëm s’ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste, përkundrazi”, shkruan Rama.

Kryeministri sot me fjalët e Raimondat Bulkut sulmoi aktorët që janë kundër shëmbjes së godinës, por kjo e fundit e përgënjeshtroi duke reaguar dhe shpjeguar pozicionin e saj pro ruajtjes së Teatrit Kombëtar. 

Situata gjatë natës ka kaluar e qetë, ndërsa në mëngjes janë shtuar qytetarët që mbështesin kauzën. Në mesditë është nënshkruar marrëveshja mes PD dhe Aleancës që ku shtohet se kur opozita të vijë në pushtet Teatri, të shpallet monument kulture dhe të anulohet ligji special. Rama ka reaguar tre herë duke sulmuar artistët, ndërsa  Veliaj ka thënë se projekti do të shkojë deri në fund.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama leka bungo ngujimi tek teatri protesta tek teatri kombetar shembja e teatrit kombëtar edi rama leka bungo ngujimi tek teatri protesta tek teatri kombetar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll