Sport

Lukaku do t’u mungojë “Djajve” edhe në sfidën ndaj Polonisë...

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë trajneri Roberto Martinez në konferencën për shtyp

7 Qershor 2022, 16:11 Nga DOSJA
Lukaku do t’u mungojë “Djajve” edhe në sfidën

BELGJIKE - Romelu Lukaku ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë në ndeshjen mes Belgjikës dhe Holandës, referuar Nations Lague dhe duhet të mungojë në ndeshjet e radhës.

Sulmuesi i kombëtares belge, që luan me Chelsean ishte në fushë, pas një dyluftimi me mbrojtësin e qendrës të ‘portokallinjve’, Nathan Aké, ai u dëmtuar dhe u detyrua të zëvendësohej në minutën e 25-të. 

Trajneri Roberto Martínez e konfirmoi këtë të marten, në një konferencë për shtyp, duke deklaruar se golashënuesi do të mungonte në ndeshjet me Poloninë, të mërkurën.

“Ne nuk kemi një lojtar tjetër me profilin e tij në grup. Ekziston një shans i largët që ai të jetë i disponueshëm për ndeshjen e 14 qershorit në Poloni,” u shpreh ai.   

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll