Aktualitet

Dogji zyrën e noterit, arrestohet Sinani, dyshohet se u pagua (Akuzat)

Ai u identifikua pasi kamerat e pikasën teksa thyente derën e futej brenda noterisë. Pas zjarrit, prokuroria mori vendimin që ta vinte në sekuestro zyrën e Anagnostit.

7 Qershor 2022, 16:59 Nga F.M
Dogji zyrën e noterit, arrestohet Sinani, dyshohet se u pagua (Akuzat)
Marjo Sinani

SARANDË- Marjo Sinani, 41 vjeç është vënë në pranga pasi akuzohet se i ka vënë flakët zyrës së noterit të arrestuar Aleko Angnosti, ngjarje e ndodhur një ditë më parë. Policia bëri me dije se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari për t’i vënë flakën zyrës ku u dogjën një sërë dokumentesh të rëndësishme. Marjo Sinani rezulton të jetë përdorues i heroinës dhe dyshohet se është paguar për të djegur zyrën e noterit.

Ai u identifikua pasi kamerat e pikasën teksa thyente derën e futej brenda noterisë. Pas zjarrit, prokuroria mori vendimin që ta vinte në sekuestro zyrën e Anagnostit. Anagnosti u vu në pranga pasi akuzohet si i përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave në Sarandë. Konkretisht një sipërfaqe prej 10 230 m2 tokë shtetërore në bregdetin e Sarandës iu ofrua tre biznesmenëve për të ndërtuar një hotel gjithçka u bë përmes falsifikimit.

Sondazh

Poll