Aktualitet

Ndërron jetë në detyrë punonjësi i policisë së Kamzës, pësoi atak kardiak (EMRI)

7 Qershor 2022, 15:19 Nga DOSJA
Ndërron jetë në detyrë punonjësi i policisë
Foto ilustruese

TIRANË- Pak minuta më parë policia ka njoftuar se efektivi i policisë së Kamzës Naim Duka ka ndërruar jetë në ambjentet e punës.

Sipas njoftimit të policisë, 59-vjeçari dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak dhe fakteqaësisht ka humbur jetën në vend.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 07.06.2022, në Kamzë, ka ndërruar jetë shtetasi N. D., 59 vjeç, punonjës Policie.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll