Aktualitet

Sekuestrohen 230 fidanë kanabisi në Blinisht, arrestohet autori (EMRI)

34 vjeçari, banues në Blinisht, Lezhë, do të akuzohet për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 230 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa

7 Qershor 2022, 14:07 Nga A.B
Sekuestrohen 230 fidanë kanabisi në Blinisht, arrestohet autori (EMRI)
Kanabis i sekuestruar

LEZHË- Arrestohet Agron Sallaku në Lezhë pasi kishte të kultivuara në banesë lëndë narkotike. Operacioni policor i koduar 'Blinisht' zbuloi në këtë fshat 230 fidanë të dyshuar narkotike të kultivuar në kubikë. 34 vjeçari, banues në Blinisht, Lezhë, do të akuzohet për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 230 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët ishin kultivuar në kubikë. Gjithashtu, gjatë këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 24 vjeç, banues në Blinisht, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Blinisht”. Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohen 230 fidanë të dyshuar narkotikë të kutivuar në kubikë. Gjithashtu, gjatë operacionit u godit edhe një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, vihet në pranga poseduesi i saj. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blinisht”. Si rezultat i këtij operacioni është goditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Për këtë rast është arrestuar në flagrancë shtetasi A. S., 34 vjeç, banues në Blinisht, Lezhë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 230 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët ishin kultivuar në kubikë. Gjithashtu, gjatë këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 24 vjeç, banues në Blinisht, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll