Aktualitet

Presidenti i ri Bajram Begaj nën hetim për tjetërsimin e bazave ushtarake? Ja çfarë thotë SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka mohuar pretendimet se Begaj është regjistruar si person në hetim në regjistrin e veprave penale.

7 Qershor 2022, 16:10 Nga k.m
Presidenti i ri Bajram Begaj nën hetim për tjetërsimin e bazave
Foto ilustruese

TIRANË- Presidenti i ri Bajram Begaj është përfshirë në shumë diskutime së fundmi, lidhur edhe me kallëzimin penal të dorëzuar nga ish-ushtaraku Artur Meçollari për tjetërsimin e bazave ushtarake.

Pikërisht kjo çështje ka hapur shumë diskutime, por burime zyrtare nga SPAK konfirmojnë për Balkanweb se presidenti i ri Begaj, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm, nuk është nën hetim për ndonjë çështje. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka mohuar pretendimet se Begaj është regjistruar si person në hetim në regjistrin e veprave penale.

“Zoti Bajram Begaj nuk është në hetim dhe nuk ka ndonjë hetim ndaj tij,”- thuhet në përgjigjen e SPAK për Balkanëeb.

Bajram Begaj u zgjodh President në raundin e katërt të votimit, ku ditën e shtunë mori 78 vota pro në Kuvend, 4 kundër dhe 1 abstenim. Mes këtyre votave pro, një prej tyre vinte nga opozita. Begaj pritet që të marrë zyrtarisht detyrën në 24 korrik, kur mbaron edhe mandati 5-vjeçar i Presidentit Ilir Meta.

Sondazh

Poll