Aktualitet

Ankorimi i varkës 'molla e sherrit'/ FOTO, ky është 43-vjeçari që u qëllua për vdekje në Sarandë

Koka dhe Golemi u konfliktuan për shkak të parkimit të një varke në limanin e qytetit.

7 Qershor 2022, 13:59 Nga DOSJA
Ankorimi i varkës 'molla e sherrit'/ FOTO, ky është
Kledi Koka

SARANDË- Personi në foto është Kledi Koka, 43-vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme pasi u qëllua me thike. Ngjarja ndodhi në shëtitoren e qytetit, pranë limanit e autor i ngjarjes është Genti alias Jorgo Golemi. Koka dhe Golemi u konfliktuan për shkak të ankorimit të një varke në limanin e qytetit.

Koka mori plagë të thellë në mushkëri e humbi shumë gjak. Ai u transportua me helikopter drejt Tiranës por nuk arriti të mbijetojë.

Policia ka arrestuar autorin, peshkatarin e dënuar më parë në Greqi për “trafik droge” dhe ne Sarande per “prodhim dhe shitje te lendeve narkotike” dhe “mbajtje pa leje te armeve dhe municionit”. 

Sondazh

Poll