Aktualitet

FT/ I vuri flakën zyrës së noterisë, autori dyshohet se u pagua, Sinani i dënuar më parë

Sinani është përdorues i heroinës dhe dyshohet se mori pagesë për të djegur zyrën e noterit të arrestuar për tjetërsim pronash në Sarandë.

7 Qershor 2022, 12:11 Nga DOSJA
FT/ I vuri flakën zyrës së noterisë, autori dyshohet se u
Marjo Sinani

SARANDË- Personi në foto është Marjo Sinani,  41-vjeçari i arrestuar për zjarrvënien e zyrës së noterit Aleko Anagnsoti. Ai është përdorues i heroinës dhe dyshohet se mori pagesë për të djegur zyrën e noterit të arrestuar për tjetërsim pronash në Sarandë.

Sinani ka qenë i dënuar në fillim të viteve 2000 për “Vjedhje në bashkëpunim”. Më 28 shkurt 2008, është vënë në pranga për “Shkatërrim të pronës me zjarr”, pasi ka djegur automjetin e Drejtorit të Shtëpisë së Pritjes Sarandë në atë kohë, Agim Kabo. Dy vite më vonë, më 12 dhjetor 2010, Sinani është arrestuar pasi plagosi me thikë shtetasin S. Dike. Pas 6 vitesh, më 8 nëntor 2016, është arrestuar për vjedhjen e tre automjeteve, në lagjen nr. 1 të Sarandës, duke përdorur një thikë.

Sondazh

Poll