Aktualitet

Plagosen 3 anëtarë të një familjeje në Ksamil, s'dihen shkaqet! Një prej autorëve në kërkim

Ngjarje e rëndë ka ndodhur është regjistruar ditën e sotme pranë zonës së quajtur ”4 valltarët” në Ksamil të Sarandës ku të plagosur kanë mbetur 3 persona.

7 Qershor 2022, 15:28 Nga k.m
Plagosen 3 anëtarë të një familjeje në Ksamil,
Foto ilustruese

KSAMIL- 3 anëtarët e një familjeje janë përfshirë në një përplasje me thika, e si pasojë kanë mbetur të plagosur. Ngjarje e rëndë ka ndodhur është regjistruar ditën e sotme pranë zonës së quajtur ”4 valltarët” në Ksamil të Sarandës ku të plagosur kanë mbetur: Tiku Ahmeti, Luli Ahmeti dhe Flamur Ahmeti.

Si pasojë e plagëve të marra, të tre janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë mjekim më të specializuar.

Të plagosurit janë konfliktuar me disa persona të tjerë, nuk dihet ende detaje si ka ndodhur ngjarje dhe motivet. Ndërsa deri më tani në kërkim nga Policia është vendosur vetëm 21-vjeçari Gjergji Arapi, por dyshohet se nuk ka qenë i vetëm. Policia ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet, e po ashtu po punon për kapjen e Arapit dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët janë ende të pa identifikuar nga blutë e qytetit.  


 

Sondazh

Poll