Aktualitet

'Plumbi i artë', Hoxha: Një prej të arrestuarve u fut në tender, humbi dhe telefonoi politikanin

Gazetari shtoi se edhe pse kontaktoi politikënë, nuk e zgjidhi dot.

7 Qershor 2022, 13:58 Nga F.M
'Plumbi i artë', Hoxha: Një prej të arrestuarve u fut
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se një prej personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” ka marrë pjesë në një tender. I ftuar në ABC, Hoxha thotë se në tender, personi në fjalë, të cilit nuk i përmendi emrin ka dhënë 300 milionë lekë të vjetra më pak se fituesi. Gazetari shtoi se edhe pse kontaktoi politikënë, nuk e zgjidhi dot.

“Thuhet një nga personat e arrestuar nga operacioni “Plumbi i Artë”, ka marrë pjesë në tender dhe ka humbur. Në tender ky ka dhënë 300 milionë lekë të vjetra më pak se fituesi. Dhe i takonte këtij se ka dhënë ofertën më të lirë. Por ky ka humbur, dhe në momentin që ka humbur ka folur me politikanë. A do hetojë SPAK-u këtu? Nuk e ka zgjidhur dot, edhe pse ka folur me telefon,”- tha Hoxha.

Sondazh

Poll