Aktualitet

U godit me thikë pas shpine, ndërron jetë 43-vjeçari në Sarandë

43-vjeçari u nis me helikopter drejt Tiranës, por nuk ka mundur të mbijetojë.

7 Qershor 2022, 13:45 Nga DOSJA
U godit me thikë pas shpine, ndërron jetë 43-vjeçari
Ambulance

SARANDË- Kledi Koka, i cili u godit me thikë pas shpine paraditen e sotme, në shëtitoren e Sarandës ka ndërruar jetë. 43-vjeçari u nis me helikopter drejt Tiranës, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Koka u qëllua me thikë pranë shëtitores së Sarandës nga Gent Golemi (Jorgo Golemi), 43 vjeç, banues në Sarandë. Golemi, me profesion peshkatar është përplasur me Kokën për motive të dobëta. Në sherr e sipër, ai ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar Kokën, duke e lënë të plagosur rëndë e pas disa orësh të pajetë.

Autori ka qënë i dënuar më parë në Greqi për trafik droge dhe në Sarandë për prodhim e shitje të lëndëve narkotike, si dhe mbajtje pa leje të municionit luftarak. Ai është kapur në vitin 2006 me 400 gramë marijuanë, kapsolla detonatore dhe fitila zjarrpërcjellës.

Sondazh

Poll