Aktualitet

Kërkohej në Gjermani për një sërë vjedhjesh, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali(EMRI+FOTO)

I arrestuari është identifikuar si 28-vjeçari Dragan Hasanaj, banues në Ragusa, ku së bashku me disa persona të tjerë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

7 Qershor 2022, 13:32 Nga d.a
Kërkohej në Gjermani për një sërë vjedhjesh,
Dragan Hasanaj

ITALI-  Policia e Shtetit arreston një shtetas shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për disa vjedhje banesash.

Sipas mediave vendase, i arrestuari është identifikuar si 28-vjeçari Dragan Hasanaj, banues në Ragusa, ku së bashku me disa persona të tjerë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Skuadra Fluturuese ishte informuar nga Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Forcave të Policisë se Hasanaj, i kërkuar nga autoritetet gjermane, mund të ishte i pranishëm në territorin italian. Nga hetimet e detajuara është bërë e mundur konstatimi i faktit se personi ishte me banim në zonën e Raguzës.

Pas një aktiviteti të dendur hetimor, burri u identifikua dhe në momentin e kapjes nuk ka bërë rezistencë, duke u vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit. I riu shqiptar kishte kryer vjedhje banesash në Gjermani së bashku me persona të tjerë dhe pas përfundimit të veprimtarisë hetimore, autoritetet gjermane kanë lëshuar një urdhër arresti europian, ndaj ai ishte në kërkim ndërkombëtar.

Pas konstatimit të identitetit të të kërkuarit, personat e Skuadrës Lëvizëse të Raguzës e kanë çuar në burg në dispozicion të organeve gjyqësore kompetente italiane dhe gjermane. Policia e Shtetit të Raguzës ka arrestuar tashmë disa të arratisur me mandat europian, në bashkëpunim të plotë me forcat e huaja policore dhe autoritetet gjyqësore.

Sondazh

Poll