Aktualitet

Artan Hoxha zbulon 'spiunin' e parcelave me kanabis: E sollën italianët

Hoxha tha se së fundmi italianët kanë sjellë një helikopter.

7 Qershor 2022, 13:36 Nga F.M
Artan Hoxha zbulon 'spiunin' e parcelave me kanabis: E sollën
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se grupet kriminale po shmangin kontrollet duke mbjellë parcela të vogla ma kanabis. I ftuar në Abc, Hoxha tha se së fundmi italianët kanë sjellë një helikopter që patrullon në Shqipëri, i cili zbulon shumë më mirë se sa avioni që ka ardhur deri më tani. 

“Kjo që ka ndodhur këto muaj në Shkodër nuk ka ndodhur në 1997. Sulmoheshin komisariate atëhere, por nuk sulmoheshin policët si individë. Këtë herë kemi katër sulme ndaj policëve. Tani nuk mbjellin më parcela të mëdha, por të vogla me 100-150 rrenjë në mënyrë që të mos zbulohen nga ajri. Parcelat e mëdha zbulohen nga ajri, të voglat jo. Madje edhe nëse kapet një parcel, ata mund të mbajnë të tjerat. Së fundmi italianët kanë sjellë një helikopter që patrullon në Shqipëri, i cili zbulon shumë më mirë se sa avioni që ka ardhur deri më tani,”- tha Hoxha ndër të tjera.

Sondazh

Poll