Politike

VD-Tregtarja në tryezën e PD: Ftonjtë i hodha në Lanë, maunen e shkarkova vetë, hall me doganierët

Sipas saj, gjërat kalben në pritje të klientit.

7 Qershor 2022, 14:01 Nga F.M
VD-Tregtarja në tryezën e PD: Ftonjtë i hodha në Lanë,
Tregtarja

TIRANË- Një tregtare që ka marrë pjesë në takimin e tryezën me ish-kryeministrin Sali Berisha është ankuar për doganierët. Ajo u ngrit në këmbë dhe tha se njëherë kishte hedhur të gjithë ngarkesën me ftonj në lum pasi i ishin kalbur. Tregtarja shtoi se nëse produktet i shoten nuk i ka problem taksat. Por, sipas saj, gjërat kalben në pritje të klientit.

“Tani kemi arritur në një pikë që doganën jo e jo që nuk e kapim dot, por u qajmë hallin edhe atyre që kanë mbetur jashtë oligarkëve dhe themi si i zë gjumi natën. Shihja Neranxin dhe thosha “qenka akoma gjallë ky”. I kam provuar të gjitha. Kam arritur kam shkarkuar maunen vetë,  e kam hedhur në Lanë se ishin ftojtë e prishur. Të thonë “prit ti”. Ti vjen i pari në rradhë, ata thonë iku filani për të pirë kafe. Ca marrëzira, se nuk u jep sa do ai. Ca si Neranxi që janë veteranë, u qaj hallin. Është rritur qiraja, uji, dritat. Tani na i vunë në taksat e bashkisë të gjitha. Ndërsa tani do na vënë edhe taksën e biznesit. Mirë që e hap dyqanin, por bën sehir. Po nuk u shitën, çdo bëjmë. Populli nuk ka para të hajë. Thotë të bukura janë, por ikin. Unë nuk pyes as për tatime as për gje, se po më erdhi populli të blej, i paguaj tatimet se kam problem,”- tha tregtarja.

 

Sondazh

Poll