Politike

VD-Open Balkan në Ohër, Berisha: Asgjë e mirë për shqiptarët, serbomavi e rusofili

Sipas kreut të Partisë Demokratike, bashkitë që nuk anëtarësohen në Open Balkan, duhen mbështetur.

7 Qershor 2022, 12:44 Nga F.M
VD-Open Balkan në Ohër, Berisha: Asgjë e mirë për
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideruar serbomavi e rusofili takimin që do të zhvillohet sot në Ohër në kuadër të Open Balkan. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ky samit nuk prodhon asgjë të mirë për shqiptarët. Sipas kreut të Partisë Demokratike, bashkitë që nuk anëtarësohen në Open Balkan, duhen mbështetur.

“Sot jam këtu para jush për të denoncuar takimin e aleancës trilaterale të Ohrit, si një aleancë e rrezikshme për paqen, stabilitetin në Ballkan, si një aleancë që synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon, si një aleancë që i kundërvihet tërësisht procesit të integrimit evropian dhe procesit të tregut të përbashkët rajonal në kuadrin e nismës së Berlinit.  Pra, ky akt, ky "Samit i Ohrit", është një Samit që prodhon serbomavi, rusofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët.  Përshëndes qeveritë që refuzojnë anëtarësimin në këtë klub të Beogradit. Mali i Zi nuk është anëtarësuar, ka shkuar për të marrë pjesë sepse Mali i Zi ka një kompozim në të cilin një pjesë e popullsisë së tij është të themi serbe në fakt. Pjesa dërrmuese e popullsisë malazeze nuk është me origjinë serbe dhe në ruajte të këtyre ekuilibrave, por presidenti Gjykanovic ka kundërshtuar në mënyrë të prerë dhe të hapur anëtarësimin e vendit të tij në nismën e Ballkanit të Hapur,”- tha Berisha.

"Open Balkan" është nisma për bashkëpunimin rajonal mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila lindi më tetor të vitit 2019. Fillimisht e pagëzuar si “Mini Schengen”, nisma ka si qëllim lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve. Por që prej korrikut të këtij vitit, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i Hapur”. Deri më tani duket se Mali i Zi do të jetë dhe vendi i radhës që pritet t’i bashkohet nismës, pasi sinjalet e para janë dhënë si nga kryeministri shqiptar, Dritan Abazoviç. Nga Prishtina, kryeministri Albin Kurti pretendon se bashkëpunimi në rajon është detyrë e Procesit të Berlinit dhe se vendet nuk duhet që të diskutojnë pa pasur praninë e përfaqësive nga Bashkimi Europian.

Sondazh

Poll