Politike

Meta pret deputetin gjerman të CDU/CSU: Rëndësinë integrimi i Shqipërisë në BE

Meta shkruan se me Beyer ka folur për rëndësinë që ka marrja e një vendimi sa më parë për nisjen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë.

7 Qershor 2022, 13:54 Nga F.M
Meta pret deputetin gjerman të CDU/CSU: Rëndësinë integrimi
Ilir Meta dhe Peter Beyer

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim deputetin dhe njëkohësisht kryeraportuesin për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Peter Beyer. Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se me Beyer ka folur për rëndësinë që ka marrja e një vendimi sa më parë për nisjen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.

“E falenderova për angazhimin e madh dhe të sinqertë që ka patur Grupi Parlamentar i CDU/CSU, si dhe në tërësi Bundestagu gjerman për përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Përkushtimi i tyre për të mbështetur demokracinë e vërtetë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri si element përcaktues në procesin tonë të anëtarësimit në BE meriton vlerësim të veçantë, duke i shërbyer plotësisht qëllimit për të arritur transformimin e vendit drejt standardeve europiane. Theksova gjithashtu rëndësinë që ka marrja e një vendimi sa më parë për nisjen e negociatave të anëtarësimit, me rëndësi strategjike për politikën e zgjerimit dhe për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor“, shkruan Meta.

Sondazh

Poll