Politike

VD-Berisha: Qeveria e oligarkët shtypin bizneset, Sudja në krye të Tatimeve

Berisha flet për biznesin e vogël.

7 Qershor 2022, 11:25 Nga DOSJA
VD-Berisha: Qeveria e oligarkët shtypin bizneset, Sudja në krye
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se qeveria shqiptare po intimidon biznesin. I ndodhur në tryezë me biznesin e vogël e të mesëm, Berisha tha se qeveria shqiptare është e vetmja që propagandon me faktin që biznesi i vogël nuk tatohet.

“Po të analizoni këtë qeveri, të gjithë veprimtarinë e saj ndaj jush, është e tëra se si t’ju intimidojë njësoj si hajduti që futet natën në shtëpi dhe sheh si ta zbrazë shtëpinë, edhe këta me praktikat nga më antiligjoret janë vërsulur si lukuni mbi ju, duke bërtitur me propagandën e tyre se jemi të vetmit në Europë që nuk tatojmë biznesin e vogël, paçka se u vënë në krye një Sude apo një Xhaferr si drejtori i Tatimeve që ndërtonte piramida me paratë tuaja, dhe njerëz apo zyrtarë të cilët pavarësisht kanë shkolla apo jo, në të gjithë praktikat e tyre nuk mendojnë gjë tjetër veçse si t’ju braktisin ju, biznesin e vogël, pasi ju për ta jeni anonimë. Ata janë një me oligarkët dhe të gjithë interesat e tyre bien mbi ju,”- tha Berisha.

 

Sondazh

Poll