Politike

VD-Zjarrin po e shuan Greqia, Berisha: Rama bredh me avion, 150 mijë euro për fluturim

Ai shtoi se udhëtimet e Ramës kushtojnë të paktën 150 mijë euro, ndërsa për të shuar zjarret nuk investon askush.

7 Qershor 2022, 11:37 Nga F.M
VD-Zjarrin po e shuan Greqia, Berisha: Rama bredh me avion, 150 mijë euro
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar situatën e rëndë në Sazan, ishull që digjet prej tre ditësh. Në një deklaratë në tryezën me biznesin e Vogël e të Mesëm, Berisha tha se vetë kryeministri Edi Rama shëtit me avion privat. Ai shtoi se udhëtimet e Ramës kushtojnë të paktën 150 mijë euro, ndërsa për të shuar zjarret nuk investon askush.

“Digjet Sazani, kreu i qeverisë bredh poshtë e përpjetë me avion. Çdo udhëtim i tij shkon 150 mijë euro minimumi, po një Canadair nuk e marrim ne verës. E kemi të ndaluar të marrim një kanader me qira ta mbajmë këtu për zjarret. Këtu gjithçka është bërë shtetërore, është bërë qeveritare, e një njeriu, e një partie. Ndaj dhe duke ju falënderuar shumë për praninë tuaj këtu ju garantoj se programin e biznesit tuaj do e shkruani ju për qeverinë e PD-së. Por nga ana tjetër ju ftoj, ju ftoj bashkërisht të organizojmë rezistencën ndaj këtij regjimi që sot është monist total, dhe një i tillë ekziston vetëm në Bjellorusinë e Lukashenkos. Nuk duhet të kemi asnjë kompleks. Vërtet ai është i rreshtuar me Putin-in dhe ne jemi vend anëtar i NATO-s. Por pikërisht se jemi vend anëtar i NATO-s nuk duhet të na ndodhin kurrë këto. Dhe qenia vend anëtar i NATO është detyrimi më madhor për ne, për të mbrojtur ato vlera dhe standarde që janë të përbashkëta për vendet e lirisë,”- tha Berisha.

 

Sondazh

Poll