Politike

Bashkia Tiranë mban peng ndërtimin e korsisë për biçikleta, tender pa datë fillimi e mbarimi

Në zonë është vendosur vetëm një tabelë ku nuk ka as datë fillimi dhe as përfundimi të punimeve, që janë marrë përsipër nga kompania ‘5D Konstruksion’.

7 Qershor 2022, 12:19 Nga k.m
Bashkia Tiranë mban peng ndërtimin e korsisë për
Tenderi dhe foto ilustruese

TIRANË- Ndërtimi i pedonales dhe korsisë së biçikletave në zonën e liqenit të Thatë ende nuk ka përfunduar. Dy herë është dhënë tenderi për përfundimin e rrugës por vetëm së fundmi ka nisur të punohet. 58 milionë lekë janë dhënë për ndërtimin që duhet të kishte përfunduar brenda 6 muajve por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Në zonë është vendosur vetëm një tabelë ku nuk ka as datë fillimi dhe as përfundimi të punimeve, që janë marrë përsipër nga kompania ‘5D Konstruksion’.

Bashkia Tiranë mban peng ndërtimin e korsisë për
Tabela

Ndërsa për arsye që nuk dihen tenderi i parë u anulua. Më nëntor të vitit 2021, konpania “V.A.S Konstruksion” sh.p.k fitoi tenderin mes 22 garuesve por duket se puna është lënë në mes dhe gara është hapur sërish nga Bashkia Tiranë. Kësaj here, e drejta për punime i është dhënë një kompanie tjetër, por duket se do ketë ende shumë punë para deri në përfundim. Në tabelën e vendosur nuk përcaktohet, ndaj duket se nuk e kanë me ngut.

Sondazh

Poll