Politike

VD-Berisha tregon ku i ngeli 'qejfi' me Metën: Ta kishe shtyrë për raundin e 5, do dështonte

Kreu i PD-së shtoi më tej se Kushtetuta nuk njeh kufizime për dekretet, por për çështje fryme, ka diskutim.

7 Qershor 2022, 12:33 Nga F.M
VD-Berisha tregon ku i ngeli 'qejfi' me Metën: Ta kishe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ‘zbutur’ tonet me Presidentin Ilir Meta. I pyetur nëse do ta dërgojë në Kushtetuese pasi Meta firmosi lirimin nga detyra të Bajram Beagj për ta bërë këtë të fundit President, Berisha tha se nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Kreu i PD-së shtoi më tej se Kushtetuta nuk njeh kufizime për dekretet, por për çështje fryme, ka diskutim. Berisha tha se me Metën nuk ka asnjë ‘qefmbetjet’, por që do të kishte dashur që ta kishte shtyrë deri në raundin e pestë zgjedhjen e Presidentit. Berisha tha se raundi i pestë kishte shumë gjasa që të dështonte.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Zoti Berisha do shkoni në gjykatë Kushtetuese për proçedurën e përzgjedhjes së Presidentit. Meta ju ftoi ta conit në gjykatë po ashtu dhe zonja Kryemadhi?

Berisha: Jo, unë jam shumë i kursyer në atë drejtim. E vërteta është që Kushtetuta në gërmë nuk njeh kufizim, por germa është gërmë nuk ka kufizime, je jashtë apo brenda si Kushtetutë. Si frymë pastaj ka diskutim.

Pyetje: Presidenti tha nuk ka krisje me ju, po ju keni një qejfmbetje me Metën?

Berisha: Jo, jo asnjë! Të vetmen qejfmbetje që kam, që do doja ta kishte shtyrë për raundin e pestë dhe shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla.

Berisha e ashpërsoi retorikën me Metën, kur ky i fundit firmosi dekretin në Stamboll dhe liroi Begajn nga detyra që mbante si shefi i shtabit të Forcave të Armatosura. Në këtë mënyrë, Meta i hapi Begajt rrugën për tu bërë President, por Berisha e konsideroi shkelje kushtetuese. Një natë më parë, edhe Kreu i Shtetit mohoi të kishte krisje mes tyre.

Sondazh

Poll