Bota

Kryediplomatja gjermane pozitive me Covid-19, Baerbock pezullon udhëtimin drejt Greqisë dhe Turqisë

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Christopher Burger nga Islamabad, gjatë një darke zyrtare, Baerbock u zbulua se kishte humbur shijen e saj dhe pasi bëri testin rezultoi pozitive me Covid-19. Në mjedisin e saj familjar ka pasur një rast pozitiv në fundjavë, por me të cilin ministrja ka rënë në kontakt minimal dhe është testuar vazhdimisht.

7 Qershor 2022, 13:46 Nga d.a
Kryediplomatja gjermane pozitive me Covid-19, Baerbock pezullon udhëtimin
Annalena Baerbock

GJERMANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka rezultuar pozitive me koronavirus dhe udhëtimi i saj në Greqi është pezulluar për momentin.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Christopher Burger nga Islamabad, gjatë një darke zyrtare, Baerbock u zbulua se kishte humbur shijen e saj dhe pasi bëri testin rezultoi pozitive me Covid-19. Në mjedisin e saj familjar ka pasur një rast pozitiv në fundjavë, por me të cilin ministrja ka rënë në kontakt minimal dhe është testuar vazhdimisht. 

Ajo ka shtyrë udhëtimet e saj, ku nesër parashikohejt që të shkonte drejt Greqisë nga Pakistani dhe do të pritej nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Gjithashtu ishte planifikuar një takim me homologun e saj Nikos Dendias, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Baerbock gjithashtu pritej që të udhëtonte në Ankara javën e ardhshme për t'u takuar me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Tsaavusoglu dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekonomisë. 

Ditët e fundit ajo është kujdesur të japë thelbin e vizitave të saj në Athinë dhe Ankara, duke dërguar një mesazh “uniteti” mes aleatëve të NATO-s pas tensioneve të javëve të fundit midis dy vendeve.

Sondazh

Poll