Politike

'Open Balkan' në Ohër/ Nga vizita në Manastir te shëtitja me varkë, zbardhet AXHENDA

Ditën e sotme, Rama do të mbërrije në Ohër e më pas do të ketë një takim pune mes liderëve dhe delegacioneve

7 Qershor 2022, 11:00 Nga DOSJA
'Open Balkan' në Ohër/ Nga vizita në Manastir te
Rama dhe Vuçiç

TIRANË- Në Ohër, të Maqedonisë së Veriut do të organizohet për 2 ditë 'Open Balkan'. Axhenda e samitit dy ditor, ku do të jetë prezent kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovačevski, është bërë publike. Ditën e sotme, Rama do të mbërrije në Ohër e më pas do të ketë një takim pune mes liderëve dhe delegacioneve. Nesër, më 8 Qershor do të jetë hapja e samiti. Nesër do të zhvillohen disa seanca, ceremoni nënshkrimesh marrëveshjes dhe konferenca e shtypit. Po ashtu, në axhendë janë të parashikuara dhe shëtitje me varkë e vizitë në Manastir.

AXHENDA:

E martë, 7 qershor

17.45 – Mbërritja në Ohër

18.30 – Darkë pune mes liderëve dhe delegacioneve

E mërkurë 8 qershor

10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan” (Vendi: salla Biljana, hotel Metropol)

10.45 – Seanca e parë plenare: Turizmi (Vendi: Salla Biljana)

11.15 – Seancë koordinuese e liderëve me komunitetin ndërkombëtar.

12.15 – Seanca e dytë plenare: Kultura (Vendi: Salla Biljana)

12.30 – Mundësi për takime bilaterale të liderëve

13.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve

13.35 – Konferencë për shtyp e tre liderëve

14.45 – Vizitë në manastirin e Shën Naumit

15.05 – Eksplorim i burimeve të liqenit të Ohrit me varkë

15.35 – Dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e Ballkanit të Hapur për Kryeministrin

Kovaçevski, Presidentin Vuçiç, Kryeministrin Rama dhe ish-Kryeministrin Zaev nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, z.Branko Azeski, në 100 vjetorin e dhomës së tyre

18.15 – Kthimi për Tiranë

Sondazh

Poll