Politike

VD-"700 mijë $ aferë", Valteri padit Metën pas mediave austriake: Kam dokumentet

Ai paralajmëron se do të padisë edhe bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhin, e cila është në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e Vangjel Tavon.

7 Qershor 2022, 11:03 Nga DOSJA
VD-"700 mijë $ aferë", Valteri padit Metën pas mediave
Ilir Meta dhe Halit Valteri

TIRANË- Ish-deputeti Halit Valteri ka paditur Presidentin Ilir Meta pas lajmeve të publikuara nga mediat austriake për një afere 700 mijë dollarëve. Vetë Valteri shprehet se është kontaktuar nga një gazetar i huaj, i cili i ka vënë në dispozicion dokumentet e nevojshme që faktojnë aferën për të cilën Meta u vu nën akuzë. Ish-deputeti i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që të nisë hetimet. Ai paralajmëron se do të padisë edhe bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhin, e cila është në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e Vangjel Tavon.

"Janë paguar qindra mijë euro për lobim, artikujt e Mother Jones dhe gazetës autriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro në shërbim të pasurisë. Meta, Kryemadhi dhe Tavo që do të kallëzohen në ditët në vijim do të përballet me fakte konkrete ku paratë e marra nga korrupsioni kanë bërë këto transferta shtetërore. institucionet shtetërore flenë gjumë, ku korrupsioni gjatë kohës që kanë qeverisur dhe nuk janë dënuar për aferat e shumta. Të dhënat i kam nga gazetarë të huaj,”- thotë Valteri në një deklaratë për mediat.

Media austriake "Kronen Zeitung"  akuzoi presidentin Ilir Meta se ka paguar 700 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote ‘shell’ për një foto në ceremoninë e inagurimit të ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Bëhet fjalë për një foto ku Meta ka pozuar krah nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili. Media austriake hidhte dyshime edhe mbi shpenzimet e bëra nga Kryemadhi për operacione plastike e ndërhyrje estetike. Meta mohoi të ketë lidhje me një obim të tillë, ndërsa Kryemadhi u shpreh se po akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna.

Sondazh

Poll