Politike

VD-Tryeza/ Nasto: Qeveria i shkatërroi bizneset pas tërmetit e pandemisë

I ndodhur në tryezë me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Nasto tha se kjo qeveri është armike e biznesit.

7 Qershor 2022, 11:24 Nga F.M
VD-Tryeza/ Nasto: Qeveria i shkatërroi bizneset pas tërmetit e
Albert Nasto

TIRANË- Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël e të Mesëm Albert Nasto është shprehur se qeveria shqiptare ka kontrobuar në shkatërrimin e biznesit. I ndodhur në tryezë me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Nasto tha se kjo qeveri është armike e biznesit. Ai shtoi se biznesi ka marrë goditje nga pandemia e tërmeti, por që sikur të mos mjaftonin këto, goditjen më të fortë ia ka dhënë vetë qeveria me oligarkët.

"Rama ka ushtruar raprezelje ndaj biznesit. Qeveria bashkë me oligarkët kanë në plan për të shkatërruar biznesin e vogël dhe të mesëm. Ishin 200 mijë biznese në kohën e Berishës dhe tani janë 108 mijë biznese. Bizneset janë mbyllur sepse qeveria shqiptare nuk i ka përkrahur. Shohim një plan ogurzi nga kjo qeveri. Biznesi ka marrë dy goditje të forta pas tërmetit dhe pandemisë, pasi qeveria jo vetëm që nuk i ndihmoi, por i shkatërroi më shumë. Kjo qeveri ka qenë armikja kryesore e biznesit të vogël dhe të mesëm. Plani i oligarkëve dhe monopoleve po shkatërron gjithçka,” tha Nasto.

 

Sondazh

Poll