Art&Argëtim

VD/ Arabi i propozon për martesë Amber Heard: Jam më i mirë se ai plaku...

Ai i ka dërguar aktores një mesazh në profilin e saj në Instagram, ku i premton se do t’ia mbushë jetën me gëzim dhe lumturi.

7 Qershor 2022, 12:29 Nga j.c
VD/ Arabi i propozon për martesë Amber Heard: Jam më i mirë
Amber Heard

SHBA- Aktorja Amber Heard menjëherë pasi humbi një çështje për shpifje kundër ish-bashkëshortit Johnny Depp, ka marrë një propozim martese nga një burrë nga Arabia Saudite. Ai i ka dërguar aktores një mesazh në profilin e saj në Instagram, ku i premton se do t’ia mbushë jetën me gëzim dhe lumturi.

“Amber, meqenëse të gjitha dyert të janë mbyllur, nuk ke njeri tjetër përveç meje që të kujdeset për ty. Vura re që disa njerëz të urrejnë dhe të ngacmojnë, ndaj vendosa të martohem me ty. Zoti na bekoftë. Ti je begati, por njerëzit nuk e vlerësojnë. Unë jam më i mirë se ai plaku” -thuhet në mesazhin që ai i ka dërguar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bee4andafter_kw ???????? (@bee4andafter_kw)

Sipas mediave të huaja, mesazhi zanor u bë menjëherë viral në rrjetet sociale duke mbledhur rreth 154.401 shikime për tre ditë.

Pak ditë më parë, Depp fitoi gjyqin për shpifje kundër Amber dhe pritet të marrë një dëmshpërblim në shumën prej 8 milionë dollarësh. Ndërkohë Kur po largohej nga gjykata, Heard dukej e dëshpëruar teksa hipi në një makinë me xhama të errët me motrën e saj Whitney. 

Sondazh

Poll