Art&Argëtim

I shiti gjysmën e aksioneve të kantinës së verës, Pitt padit Jolie: Më dëmtove biznesin

Në blerjen e tyre përfshihej një rezidencë me 35 dhoma dhe vreshtin në pronësi, i cila ka qenë burimi i biznesit të tyre fitimprurës të verërave.

7 Qershor 2022, 12:10 Nga DOSJA
I shiti gjysmën e aksioneve të kantinës së verës, Pitt
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

SHBA- Aktori Brad Pitt po akuzon ish-bashkëshorten aktoren Angelina Jolie, pasi sipas tij ajo i ka dëmtuar reputacionin e biznesit të verës që ata më parë kishin në pronësi së bashku duke shitur gjysmën e saj tek i të huaj.

Ish-çifti bleu “Chateau Miraval” në vitin 2008, madje edhe u martuan atje në vitin 2014. Në blerjen e tyre përfshihej një rezidencë me 35 dhoma dhe vreshtin në pronësi, i cila ka qenë burimi i biznesit të tyre fitimprurës të verërave.

Sipas People, në dosjen e fundit gjyqësore të Pitt në betejën e tij të vazhdueshme me Jolie për shitjen e Miraval, aktori, pretendon se Jolie, e shiti pjesën e saj të kantinës me qëllim që ti prishte biznesin Pitt.

Kur ata blenë Miraval, ata thuhet se bënë një marrëveshje për të mos shitur kurrë aksionet personale në kompani pa pëlqimin e tjetrit. Aktori hollivudian  po akuzon Angelian se nuk ka kontribuar në suksesin e Miraval. Në korrik, ajo i kërkoi një gjykate në Kaliforni të lejonte shitjen, pavarësisht faktit se ata ishin ende duke përfunduar procedurat e tyre të divorcit.

Sondazh

Poll