Art&Argëtim

U dhunua nga Noizy, Cllevio me lot në sy: Do të bëhesh vrasës

Në një postim në Instasyory Cllevio ka shpërndarë një foto nga morgu dhe bashkangjitur fotos tregon se nga dhuna e ushtruar ndaj tij ka mpiksje gjaku në kokë.

7 Qershor 2022, 11:32 Nga DOSJA
U dhunua nga Noizy, Cllevio me lot në sy: Do të bëhesh
Cllevio

TIRANË- Kleviol Ahmeti, ish-anëtari i The Bloody Alboz (TBA), i njohur si Cllevio që u përfshi në një sherr me reperin Noizy. Reperi e dhunoi atë në mes të rrugës në Durrës dhe mesa duket se ka pësuar lëndime serioze.

Në një postim në Instasyory Cllevio ka shpërndarë një foto nga morgu dhe bashkangjitur fotos tregon se nga dhuna e ushtruar ndaj tij ka mpiksje gjaku në kokë.

"Pasoja fatale nëqoftë se nuk ma heqin mpiksjen e gjakut në kokë, do vini të më merrni këtu për te banesa. Bravo Noizy, do bëhesh vrasës,”-shkruan ai.

U dhunua nga Noizy, Cllevio me lot në sy: Do të bëhesh
Cllevio

Ndërsa në të tjera postime shihet teksa filmon veten në një makinë me maskë dhe kapele me sy të enjtur dhe i përlotur. Sot u publikuan edhe pamjet e plota të momenteve të dhunës së ushtruar ndaj tij.

U dhunua nga Noizy, Cllevio me lot në sy: Do të bëhesh
Cllevio

Tani videot po bëjnë xhiro në rrjet ndërkohë pak më parë ka reaguar edhe Noizy ku është shprehur se nuk mund të tolerojë që dikush t'i ofendojë familjen. Dyshohet se sherri mes tyre këtë herë ka nisur kur Klevioli ka folur në rrjetet sociale kundër anëtarit të OTR.

Sondazh

Poll