Art&Argëtim

Arjola Demiri rrëfen fëmijërinë dhe jetën e saj private: Isha rebele, djemtë më kishin frikë

Arjola iu është përgjigjur, se ata që i propozonin ishin sa gjatësia e saj ose më të shkurtër

7 Qershor 2022, 09:31 Nga d.d

Arjola Demiri rrëfen fëmijërinë dhe jetën e saj

Arjola Demiri

TIRANË-Aktorja Arjola Demiri, ka folur së fundmi rreth fëmijërisë së saj dhe jetës private. Arjola ka rrëfyer se në fëmijëria e saj, djmtë kanë pasur frikë nga ajo dhe se ka qenë një vajzë rebele.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, dhe e pyetën se a ka patur ndonjë mashkull në jetën e saj më të gjatë se ajo. Arjola iu është përgjigjur, se ata që i propozonin ishin sa gjatësia e saj ose më të shkurtër.

“Nga unë kanë pasur shumë frikë, sepse kam qenë me flokë të shkurtra, kam qenë rebele dhe kam bërë shumë praprësira. Më kishin shumë, shumë frikë. Ata që më propozojnë mua kanë qenë gjithmonë ose gjatësia ime ose më të shkurtër se mua. Akoma s’kam gjetur një burrë më të gjatë se vetja. Do mundohem ta gjej. Kur e ke burrin më të shkurtër, ndihesh sikur ke marrë badigardin me vete. Mua kështu më duket.”– tha Arjola. 

Gjithashtu Arjola, iu përgjigj edhe asaj që e quan “pyetja 1 milion dollarëshe”, që ka të bëjë me shtëpinë që iu dhurua ndërsa ishte ende pjesë e " Big Brother VIP".

Të gjithë mamat kanë qarë kur unë e mora. E kam marrë është në ndërtim se kjo është pyetje 1 milion dollarëshe. Hap sytë, Alesja: O mamai kur do ikim te shtëpia. Hap instagramin: O Arjola kur do e marrësh shtëpinë. Vitin tjetër do futem në shtëpi” tha Arjola.

 

Sondazh

Poll