Art&Argëtim

Princ Harry dhe Meghan Markle ndajnë foto nga ditëlindja e parë e vajzës së tyre

Lilibet shfaqet e ulur në barin e shtëpisë së familjes së saj në Mbretërinë e Bashkuar, e veshur me një fustan blu dhe një kordele të bardhë

7 Qershor 2022, 09:16 Nga DOSJA

Princ Harry dhe Meghan Markle ndajnë foto nga ditëlindja e parë e

BRITANI E MADHE-Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle kanë publikuar një foto të re të vajzës së tyre Lilibet pasi festoi ditëlindjen e saj të parë ditën e shtunë. Sipas CNN, ditëlindjen e parë të Lilibet, ata e festuan në Frogmore Cottage pasi udhëtoi në Britani me prindërit dhe Archie për Jubileun Platinum.

Në foton e mëposhtme, Lilibet shfaqet e ulur në barin e shtëpisë së familjes së saj në Mbretërinë e Bashkuar, e veshur me një fustan blu dhe një kordele të bardhë. Ashtu si vëllai i saj Archie, Lilbet duket se ka trashëguar flokët e kuq të të atit.

Princ Harry dhe Meghan Markle ndajnë foto nga ditëlindja e parë e
Lilibet

Familja dhe miqtë e tyre i ftuan për të festuar këtë rast në rezidencën Windsor. Kjo është fotografia e dytë zyrtare e Lilibet pasi Duka dhe Dukesha e Sussex publikuan një kartolinë për Krishtlindje më 23 dhjetor. Vogëlushja mori këtë emër në ndër të Mbretëreshës Elizabeth II.

Sondazh

Poll