Art&Argëtim

Dhunoi Cllevio Serbianon përballë lokalit të tij, Noizy: Jam djalë me tradita

Noizy sqaron se nuk do të lejojë asnjë person që të flasë keq për familjen e tij apo rrethin shoqëror.

7 Qershor 2022, 09:16 Nga DOSJA
Dhunoi Cllevio Serbianon përballë lokalit të tij, Noizy: Jam
Noizy

DURRËS- Reperi Noizy ka reaguar pas dhunës që ushtroi ditën e djeshme ndaj Cllevio Serbianos përballë lokalit të tij. Noizy sqaron se nuk do të lejojë asnjë person që të flasë keq për familjen e tij apo rrethin shoqëror. 'Jeta vazhdon' shkruan në instastory Noizy, duke mos kërkuar falje për skenën e cila u filmua dhe pa nga mijëra njerëz. 

'Mos ma merr mirësjelljen time për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpesh herë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral, por kjo s'do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim. Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni ktë gjë kurrë. Jeta vazhdon.'- shkruan Noizy.

Dhunoi Cllevio Serbianon përballë lokalit të tij, Noizy: Jam

Noizy dhunoi ditën e djeshme Cllevio Serbianon në Durrës. Pamjet u bënë menjëherë virale kudo në rrjete sociale dhe media. Zanafilla e këtij sherri mes tyre është që para disa ditësh. Cllevio Serbiano, ish anëtari i The Bloody Alboz (TBA) dhe shok i ngushtë me Stresin njihet në rrjetet sociale për “disset” e tij ndaj reperëve. Para pak ditësh ai ka publikuar në TikTok një video kur shante me fjalë të rënda Noizyn.

Sondazh

Poll