Art&Argëtim

Fitoi gjyqin ndaj Amber Heard, Johnny Depp hap llogarinë në TikTok

Javën e kaluar Johnny Depp fitoi gjyqin kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.

7 Qershor 2022, 11:55 Nga j.c
Fitoi gjyqin ndaj Amber Heard, Johnny Depp hap llogarinë në TikTok
Johnny Depp

SHBA- Aktori Johnny Depp së fundmi ka hapur një llogari në rrjetin social TikTok pasi fitoi gjyqin ndaj ish-gruas së tij. Aktori ka mbledhur 2.8 milionë ndjekës që nga mbrëmja e së hënës kur hapi llogarinë e tij.

Sipas mediave të huaja, pavarësisht ndjekësve të shumtë, ylli i “Pirates of The Caribbean” ende teksa ka postuar videon e tij të parë në TikTok, ka falenderuar fansat për mbështetjen e tyre.

“Për të gjithë mbështetësit e mi më të çmuar, besnikë dhe të palëkundur. Ne kemi qenë kudo së bashku, kemi parë gjithçka së bashku. Ne kemi ecur së bashku në të njëjtën rrugë. Ne bëmë gjënë e duhur së bashku. Dhe tani, të gjithë së bashku do të ecim përpara. Ju jeni, si gjithmonë, punëdhënësit e mi dhe unë nuk di se si t’ju them faleminderit, përveçse thjesht duke ju thënë faleminderit. Dashuri dhe respekt, JD”, shkruan Depp.

Javën e kaluar Johnny Depp fitoi gjyqin kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard. Për shumë javë dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes botërore për shkak të gjyqit të famshëm i cili zgjati gjashtë javë. Ndjekësit në Tik Tok nëpërmjet postimeve janë solidarizuar dhe e kanë mbështetur Depp, kjo mund të jetë edhe arsyeja se përse ai vendosi të bëhëj pjesë e këtij rrjeti social. Fansat e Depp janë të emocionuar kur shohin se ai tani i është bashkuar zyrtarisht TikTok. 

Depp kishte paditur ish-bashkëshorten duke kërkuar dëmshpërblim 10 milionë Dollarë për shpifje, pasi Amber Heard kishte deklaruar në një intervistë në vitin 2018 në “ëashington Post” se Depp ishte i dhunshëm.

Sondazh

Poll