Art&Argëtim

PAMJET E PLOTA/ Grupi OTR dhunon Cllevio Serbianon, Noizy s'ndalon grushtet

Dje Cllevio Serbiano i shkoi në lokal Noizyt. Reperi doli jashtë e nisi t’i gjuajë me grushta Cllevios ndërsa ai u mundua të largohej me vrap.

7 Qershor 2022, 07:13 Nga A.B
PAMJET E PLOTA/ Grupi OTR dhunon Cllevio Serbianon, Noizy s'ndalon grushtet
Sherri

DURRËS- Video ku reperi Noizy dhunon Cllevio Serbianon, ish anëtarin e The Bloody Alboz (TBA) i cili njihet për “disset” e tij ndaj reperëve janë bërë virale në rrjet. Dosja.al ka bërë publike pamjet e plota të sherrit. 


Dje Cllevio Serbiano i shkoi në lokal Noizyt. Reperi doli jashtë e nisi t’i gjuajë me grushta Cllevios ndërsa ai u mundua të largohej me vrap.

Shokët e Noizyt i kanë shkuar menjëherë në ndihmë atij por nuk dihet se si është mbyllur ky sherr. Nuk dihet nëse policia do të reagojë në lidhje me dhunën që u ushtrua ndaj Serbianos e nëse do të merren masa ndaj Noizy-t.

Sherri mes tyre ka nisur pasi para pak ditësh Serbiano publikoi në TikTok një video kur shante me fjalë të rënda Noizyn.

Sondazh

Poll