Aktualitet

Rama: Pse hidhet përpjetë Nishani? Unë thashë për mensën e vëllait të një presidenti

2 Shkurt 2019, 11:02 Nga DOSJA
Rama: Pse hidhet përpjetë Nishani? Unë thashë për

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me studentët e Mjekësisë përmendi edhe ish-presidentin Bujar Nishani.

Rama deklaroi se në asnjë moment nuk është shprehur se vëllai i ish-presidenti Bujar Nishani ‘rrëmbeu’ mesën e qytetit studentit dhe e ktheu në lloto.

Rama theksoi se ka thënë që mensën e ka marrë vëllai i një presidenti por s’ka deklaruar emra.

Kryeministri u shpreh se nuk e ka kuptuar pse reagoi  Nishani me deklaratë.

Për mensën te “Qytet Studenti” unë thashë vëllai i një presidenti. Nuk pëmenda emrin. Ky u hodh vetë që nuk jam unë tha. Po kush ja tha këtë gjë? Pse hidhesh t’i përpjetë. S’e kuptoj. Ky ca ka? Unë nuk kam thënë vëllai i Bujar Nishanit.”, tha Rama.

Pas deklaratës së Ramës më 19 janar, ish presidenti Bujar Nishani u shpreh se do të padiste për shpifje kryeministrin Edi Rama. 

Nishani u shpreh se i vëllai i tij nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në “Qytetin Studenti”.

J.V/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet bujar nishani edi rama mesa qytet studenti bujar nishani edi rama mesa qytet studenti

Sondazh

Poll