Aktualitet

Itali/ Shpërbëhet grupi i lidhur me Ndragheta-n, kush është shqiptari që e kryesonte bashkë me “Peppinon” (EMRI)

25 Janar 2019, 10:45 Nga DOSJA
Itali/ Shpërbëhet grupi i lidhur me Ndragheta-n, kush është

Policia italiane në Vitero ka shpërbërë ditën e sotme një grup kriminal prej 13 personash që vepronte në provincën e Vierbos. 11 prej tyre janë në burg ndërkohë që 2 të tjerë janë lënë në masën e arrestit shtëpiak.

Grupi kryesohej nga shqiptari Ismail Rrebeshi, i njohur ndryshe si “Ermal” dhe italiani Giuseppe Trovato, që thërritej nga grupi si “Peppino”. “Peppino” dyshohet se është pjesë e klanit të mafias kalabreze Nragheta.

Banda e kryesuar nga shqiptari kryente grabitje në shtëpi dhe biznese nën kërcënimin e armës, dhe kishte terrorizuar bizneset dhe banorët në Viterbo.  Ata trafikonin lëndë narkotike në lokalet e natës si dhe kishin arritur të ushtronin kontroll në biznesin e floririt.

Sipas mediave italiane, hetimet kanë nisur në dhjetor të vitit 2017 dhe janë mundur të fiksohen mbi 50 ngjarje të realizuara nga ky grup. Grupi ka djegur edhe 2 makina të policisë italiane si dhe ka hedhur koka kafshësh të prera në dyqanet e tregtarëve që donin të gjobitnin.

Ismail Rrebeshi nuk është i panjohur për policinë italiane. Ai është arrestuar  për herë të fundit në nëntor të 2018 me akuzën e trafikut të mbi 85 kg heroinë e kokainë nga Siria e Shqipëria drejt Italisë.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari giuseppe trovato ismail rrebeshi itali mafia ndragheta trafik droge arrestohet shqiptari giuseppe trovato ismail rrebeshi itali mafia ndragheta trafik droge

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2019, 19:17

Heroina në Has/Gjendet i vdekur turku në Prishtinë

Kosovë-Gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, turku i shpallur në kërkim për laboratorin e heroinës në Has. Nejdet Cesuroglu është gjetur i pajetë që më 2...