Bota

Zhduken gazetari britanik dhe eksperti brazilian i çështjeve indigjene në Amazonë

Guvernatori i Amazonas, Wilson Lima, ka urdhëruar vendosjen e përforcimeve të specializuara të policisë për të përforcuar operacionet e kërkim-shpëtimit.

7 Qershor 2022, 09:19 Nga DOSJA
Zhduken gazetari britanik dhe eksperti brazilian i çështjeve
Foto ilustruese

BRAZIL- Një gazetar veteran britanik dhe një ekspert brazilian i çështjeve indigjene janë zhdukur në luginën e largët Javari të Brazilit, në pjesën më të largët perëndimore të Amazonas.

Sipas CNN, Koordinimi i Organizatës Indigjene ka deklaruar se gazetari Dom Phillips dhe Bruno Araújo Pereira, një punonjës me leje nga Fondacioni Kombëtar i Indigjenëve Brazilian (FUNAI), janë zhdukur për më shumë se 30 orë.

Organizata, e njohur si UNIVAJA, tha se informacioni satelitor tregoi vendndodhjen e tyre të fundit e cila është në São Rafael. Ata kanë qenë aty të dielën në mëngjes, ku pritej të takoheshin me një udhëheqës lokal që nuk u shfaq kurrë. Pas kësaj, ata kishte planifikuar të bënte një udhëtim dy-orësh në Atalaia do Norte.

Prokuroria federale e Brazilit dhe policia federale po hetojnë zhdukjet dhe sipas Eliesio Marubo, një përfaqësues ligjor i UNIVAJA, Marina dhe policia ushtarake shtetërore po marrin pjesë gjithashtu në përpjekjet e kërkimit. Guvernatori i Amazonas, Wilson Lima, ka urdhëruar vendosjen e përforcimeve të specializuara të policisë për të përforcuar operacionet e kërkim-shpëtimit.

Sondazh

Poll