Politike

Dekreti për Begajn, Meta: Erdhi me e-mail, e firmosa në një vend anëtar të NATO-s

Ilir Meta u shpreh se dekreti është hartuar në Tiranë dhe dokumenti ka mbërritur në Stamboll me email, ku e ka firmosur dhe më pas është dërguar sërish në drejtim të Tiranës në mënyrë elektronike. 

6 Qershor 2022, 22:24 Nga k.m
Dekreti për Begajn, Meta: Erdhi me e-mail, e firmosa në një vend
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta tha se nuk priti të vinte në Shqipëri për të firmosur lirimin e Begajt nga detyra që mbante pasi kështu do të bllokohej raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit.

Në “Çim Peka Live”, kreu i shtetit tha se dekreti i firmosur në Stamboll për Bajram Begajn është kushtetues. Ndër të tjera, ai u shpreh se dekreti është hartuar në Tiranë dhe dokumenti ka mbërritur në Stamboll me email, ku e ka firmosur dhe më pas është dërguar sërish në drejtim të Tiranës në mënyrë elektronike. 

"Dekreti u bë në Tiranë, jo në Stamboll, aty është zyra e Presidentit, zyra ligjore, ekipi i Presidentit, Sekretari i Përgjithshëm, hartoi dekretin në Tiranë, në kushtet konkrete, që presidenti është diku dhe s'ka mundësi të vijë dhe kjo mund të shkaktojë një krizë, anulim të raundit të katërt, që mund të ndodhë një krizë në raundin e pestë dhe veëndi mund të shkojë në zgjedhje. Presidenti e shikon këtë dekret që vjen nga Tirana, është origjinali, i hartuar në të gjitha detajet që ka përcaktuar ligji për një akt të tillë administrativ dhe e firmos. E merr në mënyrë elektronike dhe e dërgon në mënyrë elektronike. Çdo veprim i imi ka qenë në përputhje me Kushtetuten dhe në përputhje me ligjin. Në planin kushtetues zero probleme, në planin ligjor zero probleme, në planin moral zero probleme. Dekretin e firmosa në një vend anëtar të NATO-s,”-tha Meta.

 

Sondazh

Poll