Politike

Ekstradimet/ Manja i përgjigjet Berishës: Te zyra jote ka ardhur kjo kërkesë?

Pas fjalës së Berishës, Manja tha se Berisha këto kërkesa i ka sajuar dhe se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga vendet e Beneluksit për marrëveshje ekstradimi.

6 Qershor 2022, 21:45 Nga I.A
Ekstradimet/ Manja i përgjigjet Berishës: Te zyra jote ka ardhur kjo
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha për marrëveshjet e ekstradimit. Pas fjalës së Berishës, Manja tha se Berisha këto kërkesa i ka sajuar dhe se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga vendet e Beneluksit për marrëveshje ekstradimi.

"Lidhur me atë që deklaroi zoti Berisha se qeveria shqiptare ka bllokuar marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluxit. Nuk e di se si kjo kërkesa ka shkuar më parë në zyrën e Berishës. Dua të jem i qartë. Sot nuk ka asnjë pengesë në fushën e bashkëpunimit gjyqësor as me Belgjikën, Holandën apo Luksemburgun. Bashkëpunimi është në nivele të kënaqshme. Me Belgjikën kemi një marrëveshje dy-palëshe për personat e dënuar. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe s’ka kërkesë nga këto shtete, sepse jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje nëse do të vijnë. S’e di se si i sajoni këto gjëra, në një seancë dedikuar zgjedhësve. Por kur nuk ke zgjedhës i drejtohesh marëveshjeve të ekstradimit," tha Manja.

Sondazh

Poll