Politike

Kush e propozoi emrin e Begajt? Spiropali tregon prapaskenat: Kishte debate, por në fund…

Por edhe pse pretendoi se kishte shumë diskutime, Elisa Spiropali nuk dha asnjë emër.

6 Qershor 2022, 22:12 Nga DOSJA
Kush e propozoi emrin e Begajt? Spiropali tregon prapaskenat: Kishte debate, por
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja e Marrëdhënieve me Kuvendin, Elisa Spiropali ka treguar prapaskena të së premtes, ku pas mbledhjeve maratonë, u vendos që të propozohej si President i Republikës Bajram Begaj. Ajo ka treguar në emisionin “Open”, se kishte një listë të gjatë emrash, ndërsa emri i Begajt ishte ai që përputhej me kriteret e vendosura prej tyre. 

Më tej, Spiropali ka treguar se emri i Begajt ka dalë nga deputetët e grupit parlamentar gjatë propozimeve në mënyrë anonime, e po ashtu ajo tha se në fund mbetën 6 emra, tre gra dhe tre burra, figura të nderuara, por që në fund u vendos që të kalohej me Begajn. Por nuk dha asnjë emër.

“Kush janë ata që na akuzojnë për zarfe të mbyllur? Ata që dolën shpejt nga ky proces. Si merren seriozisht alibitë e Alibeajt? Ky ishte një proces i gjatë. Edhe në kryesinë e partisë pasi ishin filtruar mirë listat e propozuara. Kishim 14 emra politikë dhe 26 emra të dalë nga ky proces që njerëz nuk kishin emra me PS, por i thonin diçka shoqërisë.

Nuk e konsumuam listën e parë dhe iu referuam listës së dytë. Bëmë një listë më të shkurtër. U vendosëm më pas te emri i Begajt. Duhet kuptuar që procesi i konsultimit me grupin parlamentar ishte fillimi i procesit. Ne gjykuam që duhet të merrnim grupin e emrave për të kaluar në një filtër tjetër. Emri i Begajt u propozua nga grupi parlamentar i PS, kishte dalë disa herë si emër. Pati propozime. Kishte shumë emra, në fund mbeti një gjashtëshe. Individët ishin të nderuar dhe në fund u gjykua që kriteret e vizionit që ne kishim përmbusheshin më mirë nga emri i Begajt,”-tha ajo.

Sondazh

Poll