Politike

'Pagoi për të vrarë vëllain e Arben Nokës'/ Meta flet për DËSHMINË e Dumanit: Këtu do jem...

Ilir Meta i hodhi poshtë deklaratat duke thënë se nuk merret me “tellallët e Rilindjes” si Durim Bami apo Hasan Hasani.

6 Qershor 2022, 21:55 Nga k.m
'Pagoi për të vrarë vëllain e Arben Nokës'/
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së gazetarit investigative Artan Hoxha, se vrasësi Nuredin Dumani e ka përmendur për një ngjarje kriminale. Në fjalën e tij gjatë emisionin “Çim Peka Live”, Meta i hodhi poshtë deklaratat duke thënë se nuk merret me “tellallët e Rilindjes” si Durim Bami apo Hasan Hasani.

"Nuk merrem me tellallët e Rilindjes, nga Durim Bami tek Hasan Hasani. Unë jam këtu dhe do të jem gjithmonë këtu. Kush shqetësohet nga 25 korriku është në hallin e tij. Nuk kam folur as me SPAK,"-tha Ilir Meta.

I penduari i drejtësisë pretendoi se kishte dëgjuar se Meta kishte porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Nokës, Aleksandrit në vitin 2018. Deklarata e Artan Hoxhës shkaktoi bujë, ndërsa SPAK e mohoi. Ndërsa gazetari shtoi se ka dëshminë, madje dhe mund ta nxjerrë.

Sondazh

Poll