Politike

Ngjarja në Librazhd, Açka: Ky shtet mban era seks

Ajo gjithashtu i bëri thirrje SPAK-ut që të rihapë dosjet e Erjeta Sokolit dhe Irena Selit, pasi sipas saj pas tyre janë përfshirë struktura shtetërore dhe eksponentë të lartë të shtetit të ministrisë së Brendshme të kohës.

6 Qershor 2022, 21:57 Nga I.A
Ngjarja në Librazhd, Açka: Ky shtet mban era seks
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja demokrate Flutura Açka ka prekur ngjarjen e Librazhdit në Kuvend. Gjatë fjalës së saj, Açka tha se policia nuk u mor me këtë rast seriozisht dhe se efektivët i përdornin pamjet e shpërndara për të shuar epshet e tyre. Ajo gjithashtu i bëri thirrje SPAK-ut që të rihapë dosjet e Erjeta Sokolit dhe Irena Selit, pasi sipas saj pas tyre janë përfshirë struktura shtetërore dhe eksponentë të lartë të shtetit të ministrisë së Brendshme të kohës.

“Të vendosësh një grua në qendër të blororisë shqiptarë, s’është ndonjë far shteti që justifikoni rrogat jo një  shtet që bën sehir para këtij krimi, se krim nuk janë vetëm armët apo droga. Këto i quajtën qasje malinje. Shiheni se çfarë ndodhi, hynë në intimitetin e saj pa leje, me çizme me baltë. I heqin batanijen që ta shohin të zhveshur, marrin edhe një zogori dëshmitarësh që shuajnë epshet, i kujtojnë bukën e ujin që e kanë dhuratë prej tyre, e hedhin në internet, është krim, thërrasin policinë dhe polici tallet me situatën, ajo përfundon në spital pa asnjë lloj ndihme, burri e kërcënon se do ta vrasë, vëllai e kërcënon ta vrasë.

Ky shtet bie fund e krye era seks. Ky shtet, që sipas disa miqve të mi gazetarë, ky shet paguan deri në 800-1 mijë vetë që janë regjistruar në kompani apo institucione që nuk paraqiten në zyra dhe paguan me taksa shqiptarë për ‘toy boys’ dhe ‘sugar girls’ dhe zanate të tjera prostituive për t’iu ofruar njerëzve në ambasada apo dhe sheikëve lartë e poshtë. Nja dy raste madje i kam të sakta, pasi i kam të dhënat nga të huajt. Çfarë prisni ju nga ajo vajzë? Që të bëjë denoncimin?! E bëri me zë dhe figurë.

Ajo shpëtoi vetëm nga fakti që bastuni nuk ishte automatik. Nga ky parlament i bëj thirrje që SPAK të rihapë këto dosje për dy zonjat e nderuara, Erjeta Sokoli dhe Irena Seli, pasi pas tyre kam bindjen se janë përfshirë struktura shtetërore dhe eksponentë të lartë të shtetit të ministrisë së Brendshme të kohës. Le t’i hyjë dhe do të zbulojë shumë gjëra. Në ato ditë, një eksponent i lartë shtetërore e politik që nxitoi të mbyllte dosjen u shpreh me qesëndi në një nga kafenetë si kjo e parlamentit tha; ‘nuk do të rrëzojmë qeverinë për një vrimë’. Siç e shihni e tha shumë butë, sepse ai e tha shumë ndryshe”, tha Açka.

Sondazh

Poll