Politike

Berisha e krahasoi me Ali Pashën, Meta qesh: Mbetet gjithmonë krijues, s'ka krisje me të

Madje komentoi dhe batutën e Berishës, që krahasoi Metën me Ali Pashë Tepelenën.

6 Qershor 2022, 22:02 Nga k.m
Berisha e krahasoi me Ali Pashën, Meta qesh: Mbetet gjithmonë krijues,
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se nuk ka asnjë krisje mes tij dhe kryedemokratit Sali Berisha pas dekretimit për lirimin nga detyra të Bajram Begajt si shef i Shtabit të Forcave të Armatosura.

Gjatë intervistës së tij në "Çim Peka Live", Meta tha se nga ana e tij nuk ka asnjë krisje. Madje komentoi dhe batutën e Berishës, që krahasoi Metën me Ali Pashë Tepelenën.

"Mbetet gjithmonë krijues, është gjithmonë pjellor. Ka krisje? Për mua nuk ka asnjë krisje dhe asnjë shqetësim. Nëse mendon se kam shkelur Kushtetutën, do i bënte shumë mirë t'i drejtohej një Gjykate Europiane,"-tha Meta.

Sondazh

Poll