Politike

Kuvend/ Thumanë-Kashar me tra? Balluku: Pa tarifë nëse s’ka rrugë dytësore

Debate sot në Kuvend. Deputetja e zonës së Shkodrës Greta Bardeli ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama se po planifikon vendosjen e një trau në aksin Thumanë-Kashar, në mënyrë që qytetarët të paguajnë nga 2.5 euro për të kaluar. Por ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e ka mohuar akuzën.

6 Qershor 2022, 20:57 Nga DOSJA
Kuvend/ Thumanë-Kashar me tra? Balluku: Pa tarifë nëse s’ka
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka pasur në qendër diskutimet për problemet e zgjedhësve më zonat respektive elektorale, por nuk munguan as debatet dhe përlasjet mes palëve. Edhe gjatë seancës së sotme deputetët janë përplasur me njëri-tjetrin për problematikat të ndryshme.

Deputetja e zonës së Shkodrës, Greta Bardeli ka hedhur akuza ndaj qeverisë kryeministrit Edi  Rama se po planifikon vendosjen e një trau në aksin Thumanë-Kashar, në mënyrë që qytetarët të paguajnë nga 2.5 euro për të kaluar. Bardeli gjithashtu ka ngritur shqetësimet e mungesës së energjisë elektrike në zonën e Thethit. Ndërkohë që përgjigjen e ka marrë nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka deklaruar se trau në këtë aks do të vendoset në momentin që do të ketë rrugë alternative. Më pas, do të jetë zgjedhje e qytetarëve që sipas saj do të mund të zgjedhin.

Deputetja Jorida Tabaku ngriti çështjen e rritjes së çmimeve të karburantëve, për të cilën tha se qeveria po i përcakton çmimet me pronarët e karburanteve. Ndërkohë që zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi paketat ndihmuese që ka marrë kjo qeveri kanë qenë të duhurat. Por nuk u ndal me aq dhe të gjitha akuzat e opozitës, i krahasoi me nga një vepër të shkrimtarit Migjeni.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur në Kuvend me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Berisha tha se qeveria Rama nuk po firmosin marrëveshjet me vendet e ‘Beneluksit’ për ekstradimet pasi sipas tij 6 ministra dhe disa deputetë janë kandidatë për tu ekstraduar. Ish-kryeministri gjithashtu akuzoi Ballën se ka bërë mbi 100 telefonata me Nuredin Dumanin dhe personazhe të tjerë të botës së krimit.    

Po ashtu, në seancën e sotme deputeti socialist Petro Koçi ka denoncuar projektin për kanalizimin e ujërave të zeza në Libofshë si dhe i ka kërkuar drejtorit të Kadastrës në Fier që të shembë skemën e korrupsionit në këtë institucion. Ndërsa deputetja Flutura Açka në Kuvend përmendi rastin e dhunimit të 20-vjeçarës në Librazhd, ku ka theksuar se policët qeshnin dhe shuanin epshet me videot e publikuara nga mediat.

Sondazh

Poll